Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar sërish pas akuzave që i janë bërë nga kampi opozitar se investimi në Portin e Durrësit është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e shtetit tonë.
Rama shkruan se “Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që po investon në Durrës, po bën dhe një investim edhe në Kroaci, sa ¼ e asaj të portit të Durrësit, konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Zagrebit.
““Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruan Rama./albeu.com
“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat. pic.twitter.com/hnhhyGicRM
— Edi Rama (@ediramaal) November 17, 2022