Rama tur në Ballkan, Kurti e kushtëzon: Nuk e takoj nëse nuk zhvillojmë mbledhjen e anuluar të dy qeverive

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Prishtinë nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor.

Ne lidhje me këtë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se  nuk e takon Ramën nëse nuk mbajnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të anuluar disa javë më parë.

Kurti tha se  i ka kërkuar Ramës të zhvillojnë  mbledhjen e dy qeverie për të firmosur 13 marrëveshjet mes dy vendeve, ndërsa theksoi se çdo ditë e humbur  është dëm për qytetarët

Kurti: E di që do të vijë. Vizita ka të bëjë me samitin e radhës të procesit të Berlinit që pritet të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua. 13 marrëveshje kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që të mos ngelen edhe më tutje, sepse nga këto përfitojnë qytetarët, unë i kam propozuar Ramës që meqenëse po vjen këtë javë le të mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive tona dhe të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara dhe që janë në sirtar. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider politik, institucional si kryeministri i Kosovës që ka mbështetur Procesin e Berlinit. Por Procesi i Berlinit e ka samitin e radhës në tetor, tani jemi në Korrik. Përderisa i bëjmë këto përgatitje kaq herët, të mos vonohemi edhe me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive. Nëse insiston mbetem te qëndrimi që kam dhënë se për takime të ne të dyve ne kemi kontakt të drejpërdrejt, ne takohemi shumë shpesh. Mos e shikoni, gjatë këtyre dy viteve në qeverisje kam një dyzinë takimesh me kryeministrin Rama.

Nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye, andaj unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera

Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, por u anulua, pasi kryeministri Rama than ë atë kohë se nuk ishte momenti për shoë, kur situata në Kosovë është e tensionuar.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

/albeu.com/ 

 


Shtuar 5.07.2023 10:45