Rama tregon faturën e energjisë elektrike: Qeveria do të rezistojë

Kryeministri Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook  u shpreh se qeveria ka marrë përsipër barrën e madhe për të lehtësuar biznesin e vogël nga fatura e energjisë.

Rama tha se  qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm zhurmë për atë punë të madhe që po bën ndërkohë që tha se me të vërtetë kjo është një çmenduri por Shqipqrisë i ra një çmenduri që ishte tërmeti.

Kjo është një faturë energjie, dhe është fatura e një konsumatori familjar, ka një çmim 4249 lekë, ndërkohë çmimi real ka qenë 7 herë më i lartë. Real i krizës energjitike që nuk ekziston. Qeveria për të mos e rritur asnjë qindarkë paguan në këtë faturë as më shumë e as më pak 254 mijë lekë. Dikush do të mbajë më shumë barrë.  Kjo është një faturë energjie nga një nga 95 mijë faturat e biznesit të vogël dhe kjo faturë ka një çmim që është 16 mijë 450 lekë të reja. Qeveria futet këtu dhe paguan diferencën nga çmimi real që është shumë herë më i madh.

Qeveria mbase nuk ka bërë sa duhet zhurmë për atë që po bën. Mbase shumëkush nuk e ka pasur mendjen ta dëgjojë por ne nuk po lëmë të ndodhë një gjë që nuk kemi për ta lënë të ndodhë. Kjo qeveri nuk ka një metër tjetër për t’i matur gjërat. Kolegët në rajon thonë që kjo është një ccmenduri si lufta, pandemia por këtij populli i ra një taksirat më shumë që është tërmeti. Qeveria do të rezistojë”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 12.03.2022 15:44