Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u shfaq fillimisht gjatë fushatës së 11 majit.
Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën, teksa po i përgjigjej një ndjekësi.
Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky”? – Rama reagoi me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam”.
Kryeministri Edi Rama, thumboi edhe Sali Bërishën.
“ Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh.
Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull”, u shpreh Rama.
Rama: Është arsyeja më bindëse dhe më kuptimplotë e krenarisë që populli shqiptar me kupton më mirë dhe më shumë se ç’mund të pretendoja. Duke më dhënë një mijë e një arsye ti qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi falë besimit dhe pushtetit që buron nga ky popull që u a kam thënë atyre që e marrin lehtë dhe miqve në rrjete sociale, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës. Ju mund të ndiqni të tjerët gjatë këtyre ditëve se në ç’derexheje janë katandisur për të kuptuar se ç’ndodh kur e merr lehtë këtë popull.