Rama takon të dërguarin e SHBA, çfarë diskutuan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një takim, të dërguarin me punë të SHBA në vendin tonë, David Wisner.

Gjatë takimit Rama dhe Wisner konfirmuan bashkëpunimin dhe marrdhëniet e forta mes dy vendeve.

Siç njofton ambasada amerikane, ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.


Shtuar 30.08.2023 17:15