Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, senatorët dhe kongresmenët amerikanë të cilët mbërritën në Tiranë ditën e djeshme.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë fotot ku shihet edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.
Rama shkruan se partneriteti dhe miqësia me SHBA po forcohet dita ditës.
“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.
Nga foto e publikuara, duket që Rama u ka bërë dhe dhurata kongresmenëve/albeu.com