Kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në Bruksel ditën e sotme para nisjes së punimeve të samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në rrjetin social “X”, Varhelyi u shpreh se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.
“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.
On the margins of #EUWBSummit discussed next steps of #Albania on its #EU path w/ PM @ediramaal
As we finished the screening exercise, we’re ready to open accession negotiations on Fundamentals – Cluster 1 – in the framework of an Intergovernmental Conference still this year. pic.twitter.com/lgNv3RkTOq
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 13, 2023