Rama takim me von der Leyen: Për vendosjen e piketave për rrugën drejt BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Pragë me Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se takimi mes tyre është zhvilluar me qëllim vendosjen e ‘piketave’ për rrugën e përbashkët europiane.

“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, ka shkruar Rama.

Rama ndodhet në Pragë pasi kryeqyteti çek do të presë duke nisur nga kjo e premte deri të dielën Forumin vjetor Globsec.

Gjithashtu në këtë forum nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe nga Serbia, presidenti Aleksandër Vuçiç.


Shtuar 30.08.2024 16:36