Rama takim me presidentin e Emirateve të bashkuara: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri i vendit Edi Rama, është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan në Abu Dhabi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, për të cilin tha se ishte i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.

Postimi:

“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.