Rama takim me biznesin në Durrës: Do të shpërthejë gara mes vendeve për krahë pune, alarmi po rritet

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është shumë e rëndësishme që sipërmarrësit të mbajnë forcat punëtore duke i paguar mirë sepse gjendja po bëhet alarmante në çdo shtet të botës.

“Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda. Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave”, tha Rama.


Shtuar 24.04.2023 13:30