Zgjedhjet e 11 Majit/ Edi Rama: Sot dita e Shqipërisë, shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale,  kryeministri Edi Rama, u bëri apel qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare.

Rama tha se shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre.

“Sot është dita e Shqipërisë. Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni”, shkruan Rama.

Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin, të cilat do të mbyllen në orën 19:00.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme do të votojnë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

 


Shtuar 11.05.2025 08:46