Rama: Shqiptarët s’kanë vuajtur për bukë as në kohën e Skënderbeut, edhe grekët erdhën të hanin te ne në kohën e luftës

Ditën e sotme, në rubrikën Sy më sy në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka theksuar se;
“Shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë as në kohën e Skënderbeut”.

Teksa Rama fliste për arritjet që Shqipëria ka bërë në fushën antikorrupsion, qytetari i komentoi se “shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”.

Rama shprehet se, Shqipëria nuk konsiderohet më vend i nënzhvilluar, por vend në zhvillim dhe nuk flitet më për bukë.

Rama: Jemi në diskutim me qeverinë amerikane për një fond të diskutueshëm që Shqipërisë i është dhënë në parim, por e dini çfarë problemi kemi? Shqipëria nuk konsiderohet më vend që mund të hyjë në ato programe. Konsiderohet vend i zhvilluar. Hyn te vendet në zhvillim dhe jo te ato të nënzhvilluara.

Nuk flasim më për bukë, flasim për një nivel tjetër të jetesës. Flasim për të ardhura të ulëta, kosto jetese që kërkojnë më shumë kosto financiare për tu përballuar, por nuk flasim më për bukë. As në kohën e Skëndebeut nuk kanë vuajtur për bukë shqiptarët. Në krizën e madhe të urisë gjatë luftës italo-greke, grekët erdhën këtu për të ngrënë bukë.


Shtuar 25.02.2025 09:20