Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”. Kreu i shtetit u shpreh se deklaratat e opozitës se janë bllokuar negociatat me BE janë një gënjeshtër e madhe, ndërsa shtoi se pakica në Kuvend po përpiqet që të nënvlerësojë çdo poen të mirë të bërë sipas tij nga qeveria.
Gjithashtu, ai theksoi se, Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, jo çdo punë e kemi bërë si dhe sa duhet, por Shqipëria punon dhe punë ne saj në tërësi janë në vijë.
Të lidhura
None found
“ Është bërë e vështirë të marrësh informacion të drejtë për drejtë, aq më tepër kur ka nga ata që bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin dhe baltën e dëshpërimit dhe mllefit të tyre. Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, jo çdo punë e kemi bërë si dhe sa duhet, por Shqipëria punon dhe punë ne saj në tërësi janë në vijë. Siç është në vijë procesi më I rëndësishëm historik i integrimit ë BE. Deklaratat për bllokimin e negociatave janë një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Rama.
