Kryeministri i vendit Edi Rama, prej fillimit të gushtit ka nisur pushimet në Jug të vendit. Ndërsa po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi, Rama është parë mbrëmë në vendlindjen e nënës, fshatin Vuno.
I veshur me rroba vere të shkurtra, Rama është parë të ecë zbathur në kalldrëm, ndërsa ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.
Në përditshmëri, qoftë brenda apo jashtë vendit, edhe kur ka takime me liderët botërorë, Rama vesh atlete, apo këpucë speciale, për të cilat ka thënë se i duhen sepse ka probleme me mesin.