Rama shijon kafen dhe bën muhabet me ministret ndërsa Balla e Alibeaj debatonin, çfarë nuk u pa nga Kuvendi (FOTO LAJM)

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me diskutime të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, dhe gjuha e përdorur shumë e papërshtatshme.

Ndërsa në fillim të seancës Alibeaj dhe Balla u përplasën për projektligjin e Portit të Durrësit, i cili u votua për t’u miratuar me procedurë të përshpejtuar, Rama shikohet duke shijuar kafen e mëngjesit nga vendi i tij.

Ai gjithashtu po qeshte dhe bisedonte me ministret në krah, Elisa Spiropalin dhe Belinda Ballukun./albeu.com

 


Shtuar 9.11.2022 12:10