Rama “sherr” me qytetarin: Po të ishte për protestën e turpit nuk lëvizja as gishtin e dorës unë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar replikat me ndjekësit në faqen e tij në Facebook.

Në një postim ku Rama ka njoftuar se ‘Paketa e Rezistencës Sociale’ që do u jepet si ndihmë familjeve të varfëra dhe biznesit të vogël do të jetë 3.3 miliardë lekë, shumë qytetarë kanë komentuar mendimet e tyre.

Një qytetar shkruan se meritë që sot qeveria po reagon për rritjen e çmimeve, kanë vetëm protestat qytetare, ndërkohë në përgjigjen e tij Rama e ka cilësuar protestën një turp të madh, duke theksuar se po të ishte për këtë revoltë ai nuk do të lëvizte as gishtin e vogël./albeu.com/


Shtuar 14.03.2022 16:50