Rama sfidon Dashnor Sulën: Kur ishte në Parlament s’më ka kursyer asgjë, tani të shohim si do ta bëjë detyrën…

Këtë të premte, kryeministri i vendit  Edi Rama, prezantoi Kryeinspektorin e Përgjithshëm, ish-deputetin e PD, Dashnor Sula, për të folur fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë vlerësoi formimin juridik të ish deputetit demokrat, Dashnor Sula, por i kujtoi atij edhe përplasjet në Parlament.

Rama kishte një sfidë personale, por serioze për Dashnor Sulën, duke i thënë; “të shohim si do ti bëjë punët, për të cilat nuk ka lënë gjë pa thënë në Parlament”.

“Kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës e cila ka qenë politika, por më parë ka qenë një protagonist në sistemin e drejtësisë, ka fermiumin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishëm, por ka edhe sfida, që ato që i ka thënë Blerinës në Parlament, tani bashkë me Blerinën dhe të tjerët ti adresojë.

Jemi vend i vogël për tu ndarë në shumë pjesë, dhe kur vjen politika ndarja është e natyrshme, por kur vjen puna tek shteti dhe objektivat për aq kohë sa në jepet mundësia mirë është të përpiqemi së bashku.

Kjo është edhe një sfidë personale, se edhe mua nuk më ka kursyer në parlament, tani të shohim si do ti bëjë detyrat për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne. Këtë e them me sinqeritet. Të kalosh nga teoria tek praktika e punës është si të kalosh nga poezia tek romani”, u shpreh Rama.


Shtuar 13.02.2026 12:14

Tags: ,