Deputeti britanik Nigel Farage, pranoi sfidën e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me numrin e të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Farage pretendoi se 1 në 50 shqiptarë në territorin anglez, janë në burg, fakt që u kundërshtua nga Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama sfidoi britanikun duke i thënë se nëse këto shifra janë të vërteta, do t’i merrte të gjithë në Shqipëri.
Por sot, Nigel Farage i është përgjigjur Ramës duke i thënë që se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur. Ligjvënësi britanik ka deklaruar më tej se do të angazhohet për t’i dëbuar ata drejt Shqipërisë.
“I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48.
Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”-thuhet në reagimin e tij.