Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit pamje nga Tushemishti në Pogradec.
Rama shkroi se gjithçka është tashmë gati, që ky palzh të mirëpresë më shumë turistë buzë liqenit.
Postimi:
“MIRËMËNGJES
dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.