Rama publikon letrën e qytetarit që pret prej 6 vitesh zgjidhje për banesën e dëmtuar nga tërmeti: Kjo është protesta që më intereson

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama solli mesazhin e një qytetari që prej gjashtë vitesh është në pritje të një zgjidhjeje për apartamentin e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Gjatë leximit publik të letrës së Amos Mezurajt, Rama tha se ky është një reagim krejtësisht i ligjshëm dhe nënvizoi se janë pikërisht shqetësimet reale të qytetarëve ato që e prekin dhe e motivojnë më shumë.

Të lidhura

None found

Ai pranoi se pas kaq vitesh pritjeje, qytetari ka plotësisht arsye të ndihet i zhgënjyer, ndërsa kritikoi administratën për paaftësinë në trajtimin e problemeve të përditshme. Kryeministri shtoi se rastin e kishte dërguar tek institucionet përgjegjëse dhe u kërkoi qytetarëve që, sipas tij, të mos lejojnë që hallet e tyre të shfrytëzohen politikisht nga grupe që nuk synojnë zgjidhje, por mbajtjen gjallë të zemërimit.

Mesazhi i qytetarit

Rama: Në fund dua të ndalem te një mesazh që kam në celularin tim dhe që e kam nxjerrë për ta lexuar, ndoshta jo për të gjithë. Bëhet fjalë për një mesazh të gjatë, ku personi që ma ka dërguar më shkruan:

“Mirëdita, zoti Kryeministër. Lexova, si çdo ditë, edhe sot postimin tuaj, të ardhur nga një qytetar i gjeneratës time”. Pra, ai që ma ka nisur është i së njëjtës gjeneratë me mua.

“Është shumë e qartë që një kryeministër gjykohet dhe votohet për vizionin, idetë, ambiciet dhe sfidat që na bashkojnë si komb, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në jetën tonë. Problemi nis atëherë kur institucionet në varësi harrojnë se, ndërsa një kryeministër ka për detyrë këto çështje madhore, ato vetë duhet të merren me hallet e përditshme që prekin jetën tonë dhe jo të përfitojnë nga ky vizion, por të punojnë që ai të bëhet i prekshëm edhe për ne.

Jemi 12 familje që jemi bashkuar në këtë protestë, jo të gjithë fizikisht në bulevard, sepse jemi të zhgënjyer që ende sot nuk kemi një zgjidhje për gjysmën e pallatit që na u shemb nga tërmeti i 2019-ës, pranë Ministrisë së Jashtme. Kemi ndjekur të gjitha rrugët e robit, të ligjit dhe të Zotit për të kërkuar ndihmë në çdo institucion, minibashki, bashki, Avokat Populli, ministri dhe kryeministri, por edhe sot jemi pa përgjigje.

Edhe juve ju kemi dërguar një letër vitin e kaluar dhe menjëherë më pas na kontaktuan nga Bashkia Tiranë, duke na premtuar zgjidhje edhe në praninë e deputetes. Por sapo kaluan zgjedhjet elektorale, përgjigjet që merrnim në shkresa nuk kishin asnjë lidhje me ato që na ishin premtuar në zyrë; nuk na prisnin më. Problemi delegohej nga një institucion te tjetri për mungesë kompetencash ligjore dhe gjithçka u kthye në pikën zero. Nuk ka askënd që të marrë përsipër jo vetëm ta zgjidhë, por të paktën ta çojë zërin aty ku duhet, ta ndjekë çështjen dhe të na mbajë në kontakt të vazhdueshëm.

Për këtë arsye ju kemi zgjedhur, besoj edhe ne si qytetarë, drejtpërdrejt apo tërthorazi; prej gjashtë vitesh të endur nga një derë në tjetrën, këtij problemi i vëmë emrin tuaj. Ndoshta gabimisht”, e thotë vetë në kllapa, “por gjashtë vite pa përgjigje nuk janë pak dhe ndërkohë ne shohim se jepen leje ndërtimi për resorte, komplekse, pallate. Le të jepen, pothuajse çdo muaj, por pyesim veten: për një shkallë pallati, a është kaq e vështirë leja? A duhet të jemi ndërtues, biznesmenë që të gjejmë një kanal komunikimi dhe më pas të fillojmë të aludojmë, duke e ngarkuar veten dhe mendjen, se dikujt i është premtuar kjo apo ajo? Nuk dimë çfarë shpjegimi t’i japim kësaj përplasjeje mes realiteteve.

Dhe kur mendja helmohet, hapat të çojnë në bulevard. Pse duhet ne t’i shkruajmë letra dhe SMS një kryeministri, kur ka me dhjetëra drejtorë, ministri e bashki që në gjashtë vite duhet të na e kishin zgjidhur problemin? Pse duhet të shkëputem unë nga puna për ta dërguar këtë SMS? Pse duhet të dal të protestoj pasdite, kur mund të kaloja kohë me fëmijët e mi? Pse duhet të pres? A nuk i mjaftuan gjashtë vite këtij shteti?

Këto probleme të përditshme, por jetësore, që ne përjetojmë prej vitesh, na shtyjnë ta kërkojmë fajtorin tek ju. Vetë administrata juaj ka prirjen ta transferojë paaftësinë e saj te ju, duke na vënë ne qytetarët përballë jush si kryeministër. Përgjigje informale si: ‘Pse s’e ke dërguar në gjykatë?’, ‘Meqenëse kryeministri ju ka premtuar zgjidhje, le t’ua japë ai’, ‘S’keni pse vini këtu, nuk është kompetenca ime, por e qeverisë’, ‘Nuk firmos unë të shkoj në burg se do kryeministri t’jua bëjë aty pallatin ku e keni pasur’, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e mbushin gotën e ujit përditë.

Ndjesë për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, por mendoj se kështu është më e ndershme. Planet dhe vizionet janë shumë në rregull, por ne duam të jetojmë mirë çdo ditë dhe duam sot. Nuk kemi nevojë për lëmoshë, sepse ia dalim vetë në jetë, por duam që shteti të mos na dalë si traversë. Kemi ndjesinë e keqe se na kanë hyrë në hak dhe se nuk do të gjejmë më zgjidhje. Më falni për shqetësimin, por ndihem i pafuqishëm për t’i zgjidhur këto probleme dhe, më besoni, kjo ndjesi më dhemb.

Faleminderit. Ditë të mbarë. Me respekt, Amos Mezuraj.”

Më pas, Rama u shpreh se kjo është protesta që e intereson, që e zemëron dhe që e shtyn të vazhdojë betejën e tij. Ai tha se nuk e revolton protesta e “sikur-eve” apo e shtirjes, por pikërisht protesta që lind nga një hall i vërtetë.

Kryeministri shtoi se, po të ishte në vendin e Amosit, pas gjashtë vitesh pritjeje, dyersh që hapen e mbyllen, premtimesh që treten dhe përgjegjësish që kalohen nga njëri te tjetri, me shumë gjasë do të ndihej njësoj dhe ndoshta edhe vetë do të bëhej pjesë e asaj proteste.

Ai theksoi se nuk e vë aspak në dyshim këtë zemërim dhe se, përkundrazi, e ndien si të vetin, edhe nëse kjo mund të mos besohet. Sipas tij, mesazhi i qytetarit u lexua pikërisht për ta nxjerrë në pah këtë realitet.

Rama tha gjithashtu se ka marrë shumë mesazhe të ngjashme dhe i cilësoi ato si shembullin më të qartë të asaj që ka përsëritur vazhdimisht këto ditë: jo kushdo që i bashkohet një proteste është aty për të njëjtën arsye. Sipas tij, ka njerëz që nuk i nxjerr në bulevard as ideologjia, as partia, as një mllef abstrakt; nuk i çojnë as like-et, as followers-at, as interesat e influencerimit, as bindjet ambientaliste, impulset nacionaliste, manipulimet apo misionet për të manipuluar të tjerët, por një hall konkret që me kalimin e kohës kthehet në zemërim dhe më pas në shpërthim.

Ai e quajti këtë reagim legjitim dhe tha se qytetari ka shumë të drejtë. Sipas Ramës, askush nuk duhet të detyrohet t’i shkruajë kryeministrit për çështje që institucionet, të cilat paguhen për t’i trajtuar, nuk i kanë zgjidhur. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se çdo mesazh që merr e ndjek personalisht dhe kujtoi se edhe këtë rast, një vit më parë, e kishte dërguar pranë autoritetit kompetent.

Rama shtoi se nuk dëshiron të justifikohet, por e ndau këtë mesazh për të treguar të vërtetën e tij: se ka të njëjtin shqetësim dhe se një vit më parë çështjen e kishte përcjellë në Bashkinë e Tiranës.

Në vijim, ai u shpreh se aktualisht nuk ka kryetar bashkie dhe se Bashkia e Tiranës, sipas fjalëve të tij, “funksionon me defibrilator, me oksigjen”, me “700 shtytje dhe me 700 ngërçe”. Megjithatë, theksoi se përtej bashkisë, ka probleme me administratën në tërësi dhe se kur ajo nuk mban peshën që i takon, barra bie mbi qytetarin, familjen dhe ata që presin përgjigje.

Ai tha më tej se dëshiron të bëjë një ndërhyrje pa kërkuar mirëkuptim, por thjesht vëmendje nga të gjithë. Sipas tij, edhe pse e kupton se kur halli të prek personalisht durimi soset, nuk duhet lejuar që një problem i drejtë të përdoret si lëndë djegëse nga ata që, sipas tij, ushqejnë protestën dhe rrëmujën, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke prodhuar dëm në vend të zgjidhjeve.

Rama deklaroi se ka njerëz, subjekte, organizata dhe edhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Sipas tij, problemi i atyre qytetarëve që ndodhen në këtë situatë nuk duhet të kthehet në “karburant” për politikën apo qëllimet e tyre, sepse ata nuk kërkojnë zgjidhje, por kanë nevojë që ajo të mos vijë kurrë, në mënyrë që të mbajnë gjallë zemërimin, përçarjen dhe iluzionin se çdo plagë e një qytetari është provë se këtu duhet rrëzuar gjithçka dhe Shqipëria të nisë nga e para.

Ai nënvizoi se e ka detyrim të dëgjojë qytetarin, por jo të bëhet peng i atyre që flasin në emër të tij. Protestën e njerëzve të ndershëm, që nuk duan të bëhen “karburant” për industrinë e halleve, Rama e cilësoi shumë të respektueshme, të kuptueshme dhe revoltuese për të.

Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi të gjithë atyre që janë në këtë gjendje të mos e falin hallin e tyre askund. Sipas tij, ai hall nuk duhet t’i falet administratës dhe, nëse kanë nevojë për të, ai është aty për të luftuar bashkë me ta, por nuk duhet t’u lihet në dorë atyre që duan t’i çojnë gjërat prapa duke e përdorur këtë hall.

Rama tha se zgjidhjet nuk vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit, por nga ata që, pavarësisht mangësive dhe gabimeve, kanë detyrimin të shuajnë çdo vatër problemi duke qëndruar mbi të.

Në fund, kryeministri deklaroi se po bën më të mirën e mundshme. Ai u shpreh krenar për shumë arritje të administratës publike dhe për transformimin e saj krahasuar me të shkuarën, por njëkohësisht theksoi se është po aq i hidhëruar dhe i neveritur nga ajo që ndodh në raste dhe vende të caktuara. Sipas tij, zgjidhja nuk është “ta hedhim në erë”, por ta korrigjojmë së bashku. Operacionet e mëdha, tha ai, janë kryer; tani mbetet të vazhdojë trajtimi i plagëve dhe i pikave që kanë infeksion.


Shtuar 28.06.2026 10:17

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas