Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë e 30-vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se Shqipëria hyri në OKB që në 1955, por u deshën 36 vjet që të hynte në një marrëdhënie domethënëse me OKB-në.
Rama tha se programi na ka mësuar neve si shoqëri shumë gjëra, njësoj siç mësojnë fëmijët abetaren.
“Është hera e parë që shoh një tribunë në një vend. Shqipëria hyri në OKB në dhjetor të 1955, por u deshën 36 vjet që të hynte në një marrëdhënie domethënëse me OKB-në përmes programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Dhe në atë kohë qëllimi i vetëm i UNDP ishte t’i jepte sa të mundje oksigjen vendit në një moment ndryshimi dramatrik, që bashkë me lirinë kishte sjellë dhe në mal me sfida dhe vështirësi. Është e paimagjinueshme që në harkun e një jete kemi pasur fatin të shohim dy botë kaq të ndryshme me njëra tjetrën, atë të së shkuarës kur dhe pse ishim anëtarë të OKB-së nuk kishim marrëdhënie me programin UNDP-në dhe të së arshmes, ku po në harkun e një jete jemi anëtarët jo të perhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Janë shumë gjëra në bëra në këto 30 vite përmes programit dhe qeverisë nga ky bashkëpunim, ajo që më bën pështypje është se programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike të këtij procesi kaq të jashtëzakonshëm të vendit nga diktarura totalisht e mbyllur në një demokraci në ndërtim e sipër.
Programi ka qenë i pranishëm në hapjen e shkollës së parë publike të administratës, në momentin e trazirave të mëdha ‘97 ku përmes UNDP-së u pilotua nisma e armëve në këmbim të zhvillimit. Programi ka qenë i pranishëm në periudhën e kthesës historike të Tiranës ku pas një 10-vjeçari kaos dhe deformimi urban si rezultat i prurjeve të mëdha demografike dhe mungesës së ligjit dhe rregullit, u futëm në një rrugë të re duke u përpjekur t’u japin njerëzve sesnin e hapësirës publike. Dhe falë programit kemi pasur mundësinë të ndërveprojmë me një organizatë që në shumë sesa paratë ka si vlerë të saj dijen dhe organizimin. Që nga nga organizmi i një koncepti në projekt dhe projekti në zbatim. Këto gjëra në janë dashur për t’i mësuar si fëmijët, si abetare. Një shoqëri e tërë është dashur të futet në një kurs kundër analfabetizmit në raport me demokracionë dhe jo me letërsinë”, tha Rama./albeu.com