Kryeministri Edi Rama, ka shpalosur programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE.
Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”.
Kreu i qeverisë shtoi se; “kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama”.
Edi Rama: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë.
Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Europës, këtë mundësi se kemi pasur kurrë.
Ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, vrull i dyanshëm.
Ti çojmë mesazh BE, duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.
Pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt.
Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama.
Çdo konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet.