Rama prezanton drejtoren e re të SHISH

Kryeministri, Edi Rama, prezantoi sot drejtoren e re të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj, Vlora Hyseni do të jetë në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, kështu njoftoi kryeministri nëpërmjet një postimi në Facebook.

Hyseni është prezantuar në institucion nga kreu i qeverisë dhe ministrat ndërsa Rama ka publikuar edhe një foto ku e uron për pozicionin e ri.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës. Urime”, shkruan Rama në Facebook.

Vlora Hyseni është ish-zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.

/albeu.com/