Rama pret te Pallati i Brigadave Marta Kos, “përplaset” me gazetarët për Ballukun: Kaq të vështirë e keni të…

Këtë të premte, ka pasur sërish replika mes gazetarëve dhe kryeministrit Edi Rama, për çështjen Balluku.

Teksa ai priste në Pallatin e Brigadave Marta Kos, kryeministri ka replikuar me një gazetare pasi ajo e pyeti nëse do ta shkarkonte Ballukun.

Rama: Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend.

Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.

Kujtojmë se dje GJKKO dha dy masa ndaj Ballukut, pezullim dhe bllokim të pasaportës, duke e ndaluar atë që të dalë jashtë vendit. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.


Shtuar 21.11.2025 09:51