Ditën e sotme, shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, po zhvillon një vizitë në Tiranë, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Të pranishëm në takim, kanë qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm, Igli Hasani.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Edi Rama, u shpreh kanë diskutuar me Kallas për bashkëpunimin strategjik në fushën e sigurisë.
“Është një nder që të kemi në këtë vizitë të parë në vendin tonë zv.presidenten e këtij komisioni Kaya Kallas. Mirëseerdhe në Shqipëri e dashur Kaya dhe më në fund e mbajte fjalën. Ma kishe dhënë më përpara si përfaqësuese e lartë e vendit tënd. Kemi pasur një takim pozitiv. Ashtu siç tha dhe zv.presidentja, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë çështje të hapur.
Natyrisht që kemi folur për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit të BE-së,. Për kalendarin ambicioz për mbylljen e negociatave në vitin 2027.
Ashtu siç kemi folur për rajonin dhe problematikave në rajon, në një moment kur ne kemi nevojë për destabilitetin e të gjithë rajonin, kur të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE dhe ku ky desitinacion është një pikë referimi e dobishme dhe ndikuese për të ndihmuar në politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim për t’u anëtarësuar në BE.
Thënë të gjitha këto, kemi prekur me zv.presidenten dhe çështjen e bashkëpunimit strategjik. Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton që pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE=-në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.
AGJENDA E KALLAS
Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.
Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës. Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës.