Rama pret me ceremoni zyrtare në Rinas, presidenten e KE

Ka mbërritur në Tiranë presidentja e Komisionit Europian. Usula Von Der Leyen është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, me ceremoni zyrtare.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/446330400961139

Pas pritjes zyrtare, do të ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp nga Kryeministria.

Kujtojmë se Von der Leyen dje ka qenë në Shkup, ndërsa sot paradite në Prishtinë. Ajo po zhvillon një tur në Ballkan dhe pas Tiranës pritet të zhvillojë vizitë zyrtare dhe Sarajevë, Beograd e Podgoricë.

Siç kanë theksuar tashmë nga Brukseli, ajo do të përcjellë mesazhin se BE-ja mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç perspektivës evropiane të rajonit, Von der Leyen pritet të shpallë një paketë ekonomike masash për Ballkanin Perëndimor.