Rama poston tjetër foto prekëse nga Ukraina: Ushtari mban në krahë foshnjën mes rrënojave

Lufta në Ukrainë është kthyer në kryefjalën botërore, ku tashmë sytë dhe vëmendja e gjithë globit është përqendruar në lindje.

Kryeministri Edi Rama sëfundmi ka postuar një tjetër foto që tregon atë se çfarë po ndodh në Ukrainë.

Në foton e postuar nga kryeministri shihet një ushtar ukrainas që mban një foshnje në krahë duke e nxjerrë atë nga rrënojat.

Kanë qenë me qindra fotot e postuar në rrjet gjatë ditëve të fundit të cilat tregoojnë tragjedinë dhe atë se çfarë përjeton populli ukrainas në këto momente, ku lufta nuk po kursen as fëmijët.

 


Shtuar 4.03.2022 18:34