Rama: Policia të zgjidhë dilemën e Ervis Martinajt, është vrarë apo jo

Kryeministri Edi Rama  gjatë fjalës së tij ku prezantoi drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, foli dhe për zhdukjen e Ervis Martinajt, ku i bëri thirrje policisë të zgjidhë këtë dilemë.

“Ky gusht dhe gjithçka ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë për t’u ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt objektivave ambicioze. A është e mundur dhe që policia e shtetit, akoma sot nuk e ka një përgjigje për fatin e një prej profileve më të larta të krimit në Shqipëri. është e papranueshme që me jave të tëra, mëngjeset e darkave të shqiptarëve ekran më ekran janë bërë si bërë si një Big Brother i kronikës së zezë. Jo u vra jo s’u vra ai që ishte I shumëkërkuar. Çfarë nuk dëgjojnë njerëzit lloj lloj legjendash me luanë, bamirëse e oligarkë. Shto ujë e shto miell si një serial. Sot policia e shtetit, nuk di ta thotë; ore u vra apo nuk u vra?! Kush e ka penguar. Drejtori i Policisë së Shtetit, duhet të sigurojë që dilema të marrë fund, Nëse I kërkuari është vrarë, t’i thuhet publikut është vrarë. Nëse jo, të kapet dhe t’i drejtohet policisë”, tha Rama./albeu.com

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1224408728353937

 


Shtuar 7.09.2022 16:38