“Rama përpiqet të mbulojë të zezat me ‘buf, kënete e çy*yk’”, Berisha-qytetarëve: Mos votoni për Pashiqin shqiptar, do tradhtoni gja*un e të rënëve

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tropojë, kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë për kryeministrin aktual Edi Rama.

Sipas tij, një votë për kreun e qeverisë do të jetë një akt tradhtie ndaj të rënëve dhe gjakut të tyre.

“Mos votoni për Pashiqin shqiptar sepse keni tradhtuar gjakun e sakrificat e të rënave.

Rama nuk ka asgjë shqiptare. U ndry 3 muaj pa dalë para asnjë gazetari e donte t’ju mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj.

Kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar.

Me banalitete, me tallje. Por kë tallte ai? Tallte qytetarin.

Organizonte mbledhje si në vitet ’50 veçmas me burrat e veçmas me gratë”, tha ai.


Shtuar 4.05.2025 13:10