Rama përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë, që po mbahet sot në Shëngjin.

Raportohet se i pari ka qenë Rama që ka folur në mbledhje, ndërsa pas tij, ka qenë Blendi Klosi, që ka folur për riorganizimin e Partisë Socialiste apo dhe Çuçi që ka folur për sfidat që maxhoranca ka në Kuvend.

“Po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja nisi me një fjalë nga zoti Rama, më pas nga Klosi sa i përket riorganizimit të PS. Më pas Çuçi foli për sfidat që ka PS në Kuvendin e Shqipërisë. Tani është radha e një pushimi dreke dhe më pas do të pasojë me diskutime të tjera për sfidat dhe prioritetet për këtë vit të ri që ka nisur.

Do të ketë diskutime nga ana e kabinetit qeveritar. “Viti 2024 është në vit me rëndësi për maxhorancën socialiste pasi është një vit para zgjedhjeve parlamentar. Vetëm në rastin nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, por Rama e ka përjashtuar si mundësi. Në 30 dhjetor Rama është shprehur i kënaqur sa i përket zhvillimeve ekonomikë apo dhe sektorëve të sigurisë”.



Shtuar 9.01.2024 14:08