Rama për Skavicën: Mos dëgjoni hienat, do të garantojë një nga gurët themelorë të sovranitetit energjitik

Kryeministri Edi Rama, nga Peshkopi ka folur për ndërtimin e Skavicës, të cilën e ka cilësuar si një nga gurët themelorë të sovranitetit energjitik. Gjithashtu tha se do të sjellë dhe zhvillim të zonës.

“Kemi kapacitet prodhimi 75% prandaj kemi dhe Skavicën për të bërë që tani ka dhe kundërshtarë. Por pse e kundërshtojnë? Ndërkohë që pëprfituesit më të mëdhenj janë ata rreth e rrotull Skavicës. Jo vetëm do të në garantojë ne një nga gurët themelorë të sovranitetit energjitik, që në kohën e sotme është diçka e jashtëzakonshme, por do të hapi një perspektivë të jashtëzakonshme për zonat atje. Pa llogaritur ata që do të spostohen atje, do të marrin shtëpi. Pse duhet me e kundërshtuar? Duke dëgjuar hienat. Nuk po i hyjmë më kësaj bisede, më falni që e përmenda”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 29.10.2022 11:04