Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas protestës së ditës së sotme në vend kundër rritjes së çmimeve.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama ka shkruar se shtyrja e protestave për ditën e shtunë është bërë nga aktorë politikë, të cilët po kërkojnë të bëjnë një mobilizim financiar për të sjellë militantë nga rrethet.
Sipas tij këto janë përpëlitjet e fundit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për t’i dhënë protestës pamjen e një dallge televizive që i shërben vetëm Kremlinit.
“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!”, ka shkruar Rama në postimin e tij./albeu.com/