Rama: Pensionet pjesa më e vështirë edhe në Gjermani, të rrisim kontributet shoqërore

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, tha se çështja e pensioneve është një nga problemet më të vështira, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara, ku mori si shembull Gjermaninë.

Sipas kryeministrit, pensioni nuk është vetëm një çështje e buxhetit, por është një çështje e përbashkët e shoqërisë.

Çdo kush që merr para- u shpreh Rama- duhet të japë kontributin e vet tek pensionistet.

“Që ne të kemi një rritje të pensioneve ne duhet të rrisim kontributet dhe të imponojnë këtë rritje kontributesh për ata të cilët më vjen keq ta them, por fitojnë për vetë dhe vjedhjen pensionistët”, tha Rama.

Edi Rama: Po ndërhyj për të prezantuar drejtorin e tatimeve, i cili ka ardhur me ftesë nga ministri i financave dhe unë pas një përvoje 10 vjecare në SHBA në fushën e taksave dhe auditit dhe përvojës së mëparshme. Ai është këtu për anën tjetër të medaljes, se çfarë po bëjmë ne sot dhe çfarë do bëjmë është e dë3ndësishme që të gjithë të jenë të qartë se pse pensionet janë pjesa më e vështirë për cdo shtet. Merrni shtetin më të zhvilluar, Gjermaninë, merrni cdo shtet të rajonit tonë dhe do shikoni që pensionet janë pjesa më e vështirë.

Nga ana tjetër do përpiqemi të ndajmë me ju dhe shoqërinë se pse kjo çështje nuk është një cështje e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, që qeveria të vendosë ç’të dojë. Kjo është një çështje e përbashkët e shoqërisë. E të gjithë atyre që në RSH fitojnë para.

Cdo kush që fiton para në Shqipëri me një pagë sado të vogël, me një biznes sado të vogël, të madh po e po, brenda atij fitimi ka detyrimin ligjor të japë atë që u takon pensionistëve përmes skemës. Që ne të kemi një rritje të pensioneve ne duhet të rrisim kontributet dhe të imponojnë këtë rritje kontributesh për ata të cilët më vjen keq ta them, por fitojnë për vetë dhe vjedhjen pensionistët.


Shtuar 21.10.2024 12:04