Rama pas takimit me Vuçiç: Dialogu është rruga e vetme për të ecur përpara, konfliktet nuk i shërbejnë askujt

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur turin e tij të vizitave në Ballkan në beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në konferencën e përbashktë për mediat Rama theksoi se rruga e vetme për të ecur përpara është paqja dhe qetësia, sipas tij konfliktet nuk i shërbejnë askujt.

Kryeministri shtoi se dialogu është rruga e vetme për paqen në rajon.

Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut. Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje”, tha Rama.

Kjo vizitë e Ramës në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Bosnje, Kosovë dhe Mal të Zi.

 


Shtuar 7.07.2023 20:46