Në një komunikim me gazetarët, pas Samitit të mbajtur në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama, u shpreh optimist për ndryshimet që ka pësuar vendi, ndërsa shtoi se duhet më shumë mbështetje dhe duhet të hapen rrugën në tregun e përbashkët pa qenë nevoja të jemi anëtar ne BE
“Ne kemi qenë në themelin e të gjithë ndryshimit.
Qëllimi është që Shqipëria në 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e BE.
Këmbëngulja ime ka qenë që ndërsa bëjmë detyra e shtëpisë që ta meritojmë anëtarësimin duhet të dinë që duhet më shumë mbështetje dhe të hapen rrugën në tregun e përbashkët pa qenë nevoja të jemi anëtar”, tha ai.