Rama pas masave në UBT: Duam drejtësi evropiane, pa ne s’do kishte as SPAK as hetime VIP

Këtë të mërkurë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka dëgjuar rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, pas 24 masave të lëshuara nga SPAK për anëtarët e stafit të Universitetit ditën e djeshme.

Në fjalën e tij, Sallaku tha se nuk komentojnë drejtësinë, por beson te një proces i ndershëm, duke thënë se stafi ka nisur betejën ligjore dhe uron që të faktojnë se kanë zbatuar ligjin.

Vetë Rama këto masa sigurie, një ditë më parë i quajti masa pa gjyq.

Ndërsa në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit ditën e sotme, Rama përsëriti sërish qëndrimin e tij pse po luftojnë për një drejtësi të pavarur dhe evropiane.

Pa PS dhe shumicën qeverisëse, theksoi Rama, SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë nuk do të ekzistonin.


Shtuar 26.02.2025 10:04