Rama paralajmëron verifikimin e makinave të luksit: Shoferët në filtër nga policia!

“Kur të kapni makinën time, të kolonës dhe të ministrave që nuk respektojnë semaforë ejani dhe më bëni moral këtu…” Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp ka reaguar në lidhje me aksidentet në rrugët e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi që ministra, deputetë dhe përfaqësuesë të Partisë Socialiste të nxisin shkeljen e ligjit duke mbrojtur ata që shkelin ligjin.

Nisur nga rasti i Pjerin Ndreut, Rama mohoi që PS të ketë ndikuar, ndërsa tha se shumica e qytetarëve zbaton ligjin dhe se është pakica ajo që e shkel.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

S’di ku e pe mbulesën e PS në këtë rast. Përsa i përket ministrave që i japin makinës me shpejtësi… Sipas jush, sipas meje jo. Kur të kapni makinën time, të kolonës dhe të ministrave që nuk respektojnë semaforë ejani dhe më bëni moral këtu.

Se shumë gjëra janë për tu bërë edhe kjo që të harrohen të gjitha. Përsa i përket ndërtimeve pa leje, unë s’kam bërë ndonjëherë aksion. Është proces i vazhdueshëm, se nuk është proces që mbaron. Bën, rikthehesh, bën rikthehesh….

Nuk ka krahasim fare, fa, fa, fa. Pra për të qenë i qartë, përgjegjësitë që kam unë, kemi ne, nuk bëj asnjë përpjekje për ti shmangur, por vetëm për ti vënë në pah.

Ama lënia e topit për çdo gjë tek policia, nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata që shkelin ligjin. Këto teoritë që vetëm populli i varfër ndalohet në rrugë se të tjerët ikin si të duan, vetëm nxitin shkeljen e ligjit. Faktet nuk janë kështu. Faktet janë që shumica zbaton ligjin dhe një pjesë e vogël që bën shumë zhurmë, nuk e zbaton.  Të rinjtë në mosha shumë të reja që përdorin makina luksoze, të mos mbarojë tek gjoba dhe patenta, por të hetohet pasuria dhe burimi i të ardhurave për atë makinë. /albeu.com/

 


Shtuar 29.06.2021 14:23