Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se paga e zjarrfikësve do të rritet me 12-40% deri në vitin 2024.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, bën me dije se përveç kësaj rritje do të ketë dhe një rritje me 7% në bazë të gradës.
Ndër të tjera ai shkruan se është një mundësi e mirë për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik.
Rama: Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës.