Deputeti demokrat Ervin Salianji, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të votojnë rezolutën e tyre dhe jo të opozitës siç u dakordësua dje, tha se mazhoranca ka marrë peng Kuvendin. Salianji deklaroi se rezoluta e prezantuar nga opozita dënon Serbinë si përgjegjëse e sulmit të ndodhur më 24 shtator në Kosovë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, dhe kjo është aryseja qe Rama nuk do ta votojnë.
Salianji: Ju e keni marrë peng Kuvendin dhe doni që edhe këtu… unë nuk jam te ata që mendoj se Rama është një debatues i dobët, por është mësuar dhe i është bërë ves ta ketë te trokuar debatin ta ketë të shtruar gjithçka dhe e patë që sesi në 1 or e gjysmë kryeministri nuk foli për Kosovën, kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Rama nuk foli për Vuçiçin dhe Serbinë por foli për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën, e patë se si në fund thotë një të pavërtetë. E di Rama u detyrua që të pranojë kërkesën tonë për të pranuar rezolutën ashtu si dhe e paraqitëm. Fjalimi i sotëm ishte kundër kësaj rezolute që ju do votoni. Dy pika nuk binte dakord PS që iu imponua grupi i PD. PS nuk pranonte të votohej rezoluta sepse në të bëhej përgjegjëse Serbia dhe e dyta sepse dënohej Serbia. /Albeu.com