Rama njofton vendimin: Himni kombëtar do të këndohet në shkolla çdo të hënë

Sot, në 555-vjetorin e vdekjes së heroit Kombetar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga shkollat në vend, ku nxënësit dhe mësuesit këndojnë himnin kombëtar.

Në postim, Rama shkruan se është marrë vendim që himni do të këndohet në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore.


Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES ??
dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë./albeu.com


Shtuar 17.01.2023 10:08