Rama njofton nismën e re: Koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar para Kryeministrisë vendimin e qeverisë për nisëm e re ku me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari do të zhvillojnë një kuvendim popullor.

Rama thotë se është koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik dhe të hedhim hapa përpara

“Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale.

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 12:44