Rama nga Madridi: Na thanë fjalë inkurajuese për Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp në Madrid, para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, deklaroi se ky është një vlerësim i madh për përpjekjet e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës.

“Na thanë fjalë shumë inkurajuese për Reformën në Drejtësi, ku shteti i të drejtës është vendosur njëherë e përgjithmonë. Shqipëria që do të presë këtë kongres është shpërblimi më i mirë për punën dhe arritjet tona,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të besueshme.

Kongresi, i cili do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, do të sjellë mbi 3,000 juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës. Kryeministri vuri në dukje se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor.

Duke folur për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, Rama u shpreh se vendi ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm.

“Dikur na quanin ‘Koreja e Veriut e Evropës’ dhe kishim vetëm 5,000 vizitorë në vit, ndërsa vitin e kaluar patëm miliona turistë. Tani stigma që na ndiqte ka marrë fund, Shqipëria ka normën më të ulët të vjedhjeve në Evropë.”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Na thanë fjalë shumë inkurajuese për Reformën në Drejtësi, ku shteti i të drejtës është vendosur njëherë e përgjithmonë. Dhe po i jam shumë mirënjohës Haverit dhe udhëheqjes së tij që jo vetëm erdhën por fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin, është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe për arritjet. Ky është një sinjal mjaft i qartë, një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vëshirë, por përmes aleancave të duhura dhe vizionit të duhur mund të kalojë edhe të shkuarën më të keqe, kur vjen fjala për të ndërtuar insitucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos jetë vetëm një fjalë në Kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese.

Ne do të bëjmë gjithçka që ne të bëjmë një mikpritjen e shkëlqyer. Ne mund të jemi mbrapa në shumë gjëra, por ne pretendojmë Kupën e mikprites së botës, ne jemi të pamohueshëm në mikpritjen tonë. Të gjithë që jeni këtu keni ftesë për të ardhur në Shqipëri dhe me premtimin që çdo gjë që keni dëgjuar se çmënyrë të bukur të parët tuaj.

Me duam të tregojmë që ne jemi mikpritës. Doja tiu falenderoja, jemi mjaft të përulur që na keni treguar shumë respekt, dhe që takuam mbretin. Në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh të cilat dikur do të kishin qenë të paimagjinueshme. Keto janë gjëra të jashtëzakonshme që po na ndodhin dhe kjo falë punës tonë. Ne ishim Koreja e Veriut i Evropës dhe kishim 5 mijë vizitorë në vit, por viten e kaluar patëm miliona vizitorë. Stigma që na ndjekte kërkonte që Shqipëria të ishte një vend i zymtë, se askush nuk mund të shkojë se ishte vend i rrezikshëm. Por tani kjo gjë ka marrë fund, ne kemi normën më të ulët të vjedhjes së Evropë.


Shtuar 7.02.2025 18:47

Tags: