Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, kë pritet të takojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e nesërme do të vizitojë Kosovën në një viztë një ditore zyrtare.

Mësohet se Rama gjatë ditës së nesërme do të takohet me liderë partish dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Mbërritja e tij do të bëhet në ora 08:30, derisa pritja ceremoniale bëhet nga ora 08:50 deri në 09:00.

Nga ora 09:10-11:40 do të zhvillohet takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare.

Nga ora 10:50-11:30 do të ketë takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Nga ora 11:40-12:10, do të ketë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Dhe nga ora  12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 17:59