Rama: Nëse në qershor nuk hapen negociatat, do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave.

Kjo sipas Ramës, nëse këta të fundit nuk zgjidhin kontradiktat që kanë me Bullgarinë.

Komentet Rama i ka bërë teksa ai dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë mbajtur një konferencë për mediat pas takimit ndërsa iu janë përgjigjur edhe gazetarëve.

I pyetur nga gazetarët, për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Scholz tha se jo vetëm ai por edhe qeveria gjermane dhe Bundestagu mbështesin hapjen e negociatave për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë i pyetur nëse do të kërkojë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, Rama tha se kjo do të ndodhë vetëm nëse në qershor Bullgaria do të paralizojë sërish Maqedoninë..

Pyetje-përgjigje:

Gazetarja: A do e mbështesni integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE?

Scholz: Ju e patë që çështjen e anëtarësisë të Ballkanit Perëndimor në BE unë e kam përmendur disa herë. Tani është momenti që ka kaluar një kohë e gjatë tani duhet të vijë hapi tjetër., Unë me fuqinë time dhe me mbështetjen e qeverisë është që kjo të ndodhë vërtetë, kemi të bëjmë me kohë të reja, kemi të bëjmë me agresionin rus, prandaj ne të gjithë duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Unë shpresoj që kjo të çojë në anëtarësimin  për Ballkanit perëndimor.

Gazetarja: Zoti kryeministër a do të kërkoni ndarjen nga Maqedonia e Veriut?

Rama: Sikur ishte dhe në pyetësorin Kombëtar, ku 66% e qytetarëve shqiptarë  Kjo do të ndodhë nga ana jonë nëse në Qershor nuk do të hapen negociatat për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut. Nëse në Qershor Bullgari do të bllokojë sërish Maqedoninë e Veriut ne do të kërkojmë që të na ndajnë, pasi është diçka e pamundur për ta përballuar./albeu.com/