Rama në mbledhjen e Asamblesë: Kongresi do të jetë ndryshe për këtë arsye

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjes së Asamblesë së PS-së se Kongresi i 9 prillit do të jetë ndryshe pasi do jetë në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqëror, që duan të bashkohen, në një numër panelesh të shtrira, qoftë në pjesën përpara saj, edhe në bulevard, edhe të sheshi “Nënë Tereza”.

“Kongresi do jetë ndryshe nga organizimi, pasi do jetë në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqëror, që duan të bashkohen, në një numër panelesh të shtrira, qoftë në pjesën përpara saj, edhe në bulevard, edhe të sheshi “Nënë Tereza”, ku do ti shtohemi disa temave që i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të parë në këtë mbledhje të kongresit, duke filluar nga tema e politikës së jashtme, Shqipëria, rajoni dhe marrëdhëniet tona me Evropën tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi të veçantë së bashku me mjedisin dhe lëvizshmërinë, tek shëndeti dhe mirëqenia shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit, janë këto panele që do të do moderohen nga anëtarë të kryesisë së PS ku do jenë të ftuar të marrin pjesë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 6.04.2022 17:37