Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dal në një konferencë për shtyp paraditen e sotme në Itali, ku po zhvillon një takim zyrtar me qeveritarët e vendit fqinjë. Në konferencë Edi Rama është shoqëruar nga zv.Kryeministri dhe njëkohësisht Ministri Jashtëm italian Antonio Tajani.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama ka vendosur theksin në falenderimin ndaj qeverisë italiane për avokatin në arenë europiane dhe për marrëveshjen
“Midis Italisë dhe Shqipërisë. Ka qenë kënaqësi që të shkosh me një delagacion kaq të madh në Itali dhe mos të ketë nevojë për kufjen. Kjo do të thotë se gjuha italiane është gjuha e dytë e shqiptarëve. Ne kemi pothuajse të njëjtat qëndrime në të gjitha cështjet. Italia është avokati ynë më i madh në arenën evropiane dhe e ballkanit perëndimor. Kënaqem që kjo qeveri ka angazhime më të ngushta për ti bërë premtimet fakte konkrete në ekonomi dhe siguri. Nuk duhet të përsëris ato që tha zv kryeministri, dua vetëm tu them shqiptarëve të italisë që kontribojnë në Itali, marrëveshja për pensionet është pikë arritje dhe kemi fituar që kjo pik arritje nuk duhet të ketë një pikënisje tjetër. Të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali ta falenderojnë këtë qeveri se do ta cojë këtë nismë shumë të rëndësishme përpara dhe kjo është një falenderim për njerëzit”, tha Rama.