Kryeministri Rama ka çelur konferencën që po mban së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili ndodhet në Tiranë.
Rama e falënderoi publikisht dhe u shpreh se Spanja ka qenë një nga aktorët më të zëshëm në procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Është vizita e parë zyrtare e një kryeministri spanjoll në Shqipëri dhe vizita e parë në Shqipëri të një kryeministri të BE pas çeljes së negociatave. Na vjen mirë dhe dëshiroj që publikisht të falënderoj Pedro Sanchez, pa rezerve, duke kujtuar se Spanja kishte një pozicion disi më të ngurtë sesa të tjerët duke qenë më kërkuese dhe fakti që sot Spanja është tërësisht e angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe ka qenë një nga aktorët më të zëshëm për çeljen e negociatave, është konfirmim i faktit që ne folëm me gjuhë e rezultateve konkrete që morëm vlerësimin e të gjithëve. Kemi pritshmëri nga presidenca spanjolle e cila do të udhëheqë BE në 2023, në hapje të një sezoni që është i përshtatshëm për ne”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1434505326954857