Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në llogarinë e tj në Facebook, ai ka postuar foto nga vizita e tij në Nova Site në Izrael, në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri u shpreh se Nova Site është edhe stacioni i parë, duke shtuar se është kthyer në një tempull reflektimi për jetën urrejtjen dhe çmimin e paqes.
Ditën e nesërme, me 26 janar, ora 11:00, Rama do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp. Ndërkohë bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.
“Nova Site, Izrael Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan ai.
