Rama në Bulqizë: Ajo që thuhet për fshatin për motive politike, nuk inkurajon të rinjtë të investojnë aty

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shupenzë të Bashkisë së Bulqizës në një takim me qytetarët. Ai ka deklaruar se shati nuk është çfarë njerëzit shohin në televizor, por shumë më shumë, dhe u ka kërkuar fermerëve dhe blegtorëve të bashkëpunojnë në mënyrë që të shesin prodhimin e tyre dhe t’i rrisin vlerën njëkohësisht.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3266595023553929

“Së pari do të më lejoni të përmend disa të dhëna nga zona sepse është vërtet e jashtëzakonshme puna juaj dhe të dhënat e kësaj zone për të cilën askush përveç jush dhe nesh nuk di gjë. Po të pyesësh njerëz që nuk jetojnë këtu, me siguri do të thonë se në Bulqizë ka vetëm ca skllevër që mbledhin krom nëpër kodra. Sepse ky është realiteti i tv, dhe fatkeqësisht gjithmonë e më shumë tv po bëhet vendi ku shpërndahen sajesa, manipulim dhe helm. Në këtë zonë ne kemi 1144 hektarë të mbjellë me drithë, 136 me perime, 160 hektarë me patate, 34 hektarë me fasule etj. Këto janë për të thënë se faktet e Shqipërisë në fshat janë komplet ndryshe nga çfarë njerëzit nuk e jetojnë fshatin përditë dinë. Për fat të keq, gjithë ajo që thuhet për fshatin, që është zhytur në mjerim, nuk inkurajon më të rinjtë të merren me punët në fshat. Megjithatë, kjo është koha ku jetojmë prandaj është e rëndësishme të mos keqinformohen. Kjo është dhe bërje politike, ku nuk pushojnë se gënjyeri, sharje dhe akuza që vetëm na largojnë nga tradita shqiptare, doke e zakone që duhet t’i respektojë.

Së pari besoj se kryetari i bashkisë duhet të përgëzohet për fatin se është ndër të paktët kryetarë bashkie që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia nuk është vetëm qyteti, por i gjithë territori, por edhe se bashkia nuk është një autoritet që merret vetëm me rrugë e ujësjellës, por akoma me thellë për prodhim dhe shitje të produkteve bujqësore.

Foli dikush për stallat. Është e gjitha në dorën tuaj dhe të bashkisë, Gjithë këto prodhime që dalin këtu mund të sjellin më shumë të ardhura nëse fillojmë të bëjmë agropërpunim. Nëse ato produkte që pamë në treg, fillojnë dhe përpunohen me cilësi në pika agropuërpunimi. Nëse bletarësh bashkohen dhe bëhet një projekt, grumbullim, përpunim dhe ambalazhim të majtit, dhe kanë një produkt autokton me vlera ushqimore, atëherë këtë produkt mund ta shesin shumë më mirë duke ëbrë kontrata me blerës që marrin në masë. Dhe, kryetari i bashkisë së bashku me këtë grup bletarësh bëjnë një projekt për të nxjerrë një produkt autokton. Projekti nxjerr dhe sa duhet për ta financuar. Një lek e vendos blegtori, 5 lekë bashkia dhe më pas i drejtohen fondit të garancisë sovrane që ka krijuar qeveria. Kështu ndërtohet një industri e lehtë ushqimore, tha Rama.


Shtuar 28.10.2022 10:35