Rama në 12 maj në Athinë, thirrje për bashkatdhetarët: Moment krenarie për gjithë shqiptarët e Greqisë

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, në 12 Maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë.

Rama ka ftuar se shqiptarët të marrin pjesë në takim.

Kreu i qeverisë, ka publikuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi.

Postimi:

“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”.


Shtuar 10.05.2024 08:32